Ndërlidhjet

BEOGRAD


Sot në Beograd u mbajt takimi i grupit punues për zbardhjen e fatit të 2.960 personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Takimi u mbajt me ndërmjetësimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
"Palët sot u dakorduan dhe nënshkruan kornizën e përgjithshme për rregullat e procedurës së takimeve të grupeve punuese. Dua të theksoj se të dyja palët gjithashtu u pajtuan që lista e personave të zhdukur, të cilën e ka Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, të jetë listë e vlefshme për grupin punues" tha Fransoa Shtam, përgjegjës i operacioneve të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar për Evropën Juglindore.
Këshilltari në qeverinë e Kosovës për çështje të komuniteteve, Nexhmedin Spahiu, tha se takimi ka qenë i suksesshëm.
"Tani duhet të bëhet një punë e madhe për zbardhjen e fatit të të zhdukurve" tha Spahiu.
Udhëheqësi i delegacionit të Serbisë, Velko Odalloviq, tha se çështja e të zhdukurve ka prioritet të plotë.
"Asnjë proces serioz në Kosovë nuk mund të fillohet, apo të zgjidhet nëse nuk zgjidhet çështja e të zhdukurve" tha Odalloviq.
Shefi i UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen ka përshendetur mbajtjen e takimit dhe ka vlerësuar se kjo është çështje e ndieshme humanitare.
Takimi i radhës pritet të mbahet në Prishtinë me 9 qershor.
XS
SM
MD
LG