Ndërlidhjet

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap De Hop Shefer, ka përshëndetur mbajtjen kryesisht të qetë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, duke vlerësuar se ato paraqesin hap vendimtar në procesin e decentralizimit.
Megjithatë ai ka shtuar se me brengosje ka pritur raportet e misionit vëzhgues ndërkombëtar për parregullësitë, veçanërisht në pjesën perendimore të Maqedonisë.
"Apeloj te liderët dhe qytetarët që të sigurojnë që raundi i dytë të kalojë në harmoni me standardet më të larta demokratike – standarde që priten nga vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare të NATO-s", ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jap De Hop Shefer.
XS
SM
MD
LG