Ndërlidhjet

PEKIN/UASHINGTON


Grupe për të drejta të njeriut kanë akuzuar Kinën se të burgosurit po i përdorë si pengje politike dhe tërhoqi vërejtjen se lirimi i disidentes me kombësi ujgure nuk do të thotë se Pekini ka shënuar përmirësim në çështjen e të drejtave të njeriut. Disidentja Rebiya Kadeer ishte liruar dje pasi kishte kaluar gati 6 vjet në burg e akuzuar se të huajve u kishte dhënë informata sekrete. Rebija Kadir tashmë ka arritur në Uashington. Chatherine Baber nga dega për Azinë në Amnesty International sot ka akuzuar Kinën se po bën "politikë të pengjeve". Brad Adams nga Human Rights Watch tha se Kina "nuk do të duhej të fitonte asnjë kredi politike" për lirimin e zonjës Kadeer. Lirimi i saj u bë pak para vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice në Kinë, e paraparë për këtë të diel.
XS
SM
MD
LG