Ndërlidhjet

SEUL


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice arriti në Korenë Jugore, në kuadër të turneut në Azi. Kthimi i Koresë Veriore në tryezën e bisedimeve gjashtëpalëshe rreth programeve bërthamore, është temë kryesore në takimet e saj me zyrtarët në Seul. Gjatë vizitës së paradites në Tokio, Rice i bëri thirrje Penjanit që menjëherë t'u kthehet bisedimeve.
"Ta them hapur: Korea e Veriut menjëherë duhet t'u kthehet bisedimeve gjashtëpalëshe, nëse është serioze në qëllimet e saj për kërkimin e zgjidhjes, të cilën ne dhe palët tjera e kemi propozuar" tha Rice në Tokio, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë garanci të shumëanshme të sigurisë.
XS
SM
MD
LG