Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush, gjatë fjalimit javor në radio mbrojti vendimin për të invaduar Irakun para dy vitesh. Ai tha se qëllimi ishte ç'armatosja e një regjimi brutal dhe mbrojtja e botës nga një rrezik i madh.
"Tani, pas aksionit tonë, qeveria e Irakut nuk është më rrezik për botën dhe njerëzit e Irakut. Irakianët tani vendosin vetë për fatin e tyre" tha Bush.
Presidenti amerikan gjithashtu premtoi vazhdimin e ndihmës për Irakun.
"Progresi i Irakut drejtë lirisë politike ka hapur një fazë të re të angazhimit tonë atje. Përpjekjet tona po fokusohen në trajnimin e forcave irakiane të sigurisë. Në fund irakianët duhet të jenë të aftë të mbrojnë veten dhe ne do të ndihmojmë sigurimin e lirisë të këtij kombi krenar dhe të ri. Pastaj, forcat tona do të kthehen krenare në shtëpi" tha Bush, në dy vjetorin e ndërhyrjes amerikane në Irak. Ndërkohë, në vende të ndryshme të botës, kundërshtarët e luftës në Irak sot kanë mbajtur protesta.
XS
SM
MD
LG