Ndërlidhjet

PEKIN


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, në kuadër të turneut në Azi, sot po qëndron në Kinë, ku u takua me presidentin Hu Jintao dhe kryeministrin Ven Jiabao. Kryeministri i Kinës tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të përkrahin ligjin kinez, përmes të cilit synohet ndalimi i pavarësimit të Tajvanit. Megjithkëtë, Rice tha se ky ligj nuk ndihmon reduktimin e tensioneve.
"Është e qartë do të na shqetësojë gjithçka që mund të prish balancin ushtarak. Shtetet e Bashkuara natyrisht që do të mbajnë dhe të modernizojnë forcat me qëllim të ruajtjes së balancit në Azi dhe Paqësor, në mënyrë që ky rajon të vazhdojë rrugën e demokracisë dhe prosperitetit ekonomik" tha Rice.
XS
SM
MD
LG