Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BISHKEK


Mbështetësit e opozitës në Kirgiztan, vend i dalë nga ish-Bashkimi Sovjetik, kanë marrë nën kontroll një numër qytetesh pas protestave që shoqëruan zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vend. Opozita kundërshton zgjedhjet si të manipuluara, derisa pas marrjes në kontroll të ndërtesave publike në disa qytete kanë bërë thirrje për dialog me presidentin aktual, Askar Akajev.
"Çfarë duhet bërë për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë. Ndoshta presidenti Akajev duhet të jetë i gatshëm për bisedime me opozitën për zgjidhjen e kësaj situate", tha Kurmanbek Akijev, një nga drejtuesit e opozitës.
Së fundi njoftohet se Akajev ka premtuar hetime për ankesat rreth parregullsive në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG