Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan ka bërë publike reformat që synojnë rritjen e efikasitetit të organizatës botërore. Në mesin e reformave, të cilat Annan kërkoi të miratohen këtë vit, përfshihet zgjerimi i Këshillit të Sigurimit me 24 vende, nga 15 që ka aktualisht, në mënyrë që të përfaqësojë gjendjen aktuale gjeostrategjike. Annan kërkoi dhe zëvendësimin e Komisionit të të Drejtave të Njeriut me një këshill më të angazhuar e që do ishte më i vlefshëm në çuarjen përpara të gjendjes së të drejtave të njeriut në botë.
"Në një botë ku si kërcënimet dhe mundësitë janë të ndërlidhura është në interesin e çdo vendi që këtyre sfidave t'i qasemi në mënyrë efikase. Çështja e zgjerimit të lirisë mund të shënojë përparim vetëm nëse vendet punojnë së bashku. Kombet e Bashkuara mund të ndihmojnë vetëm nëse janë një instrument efikas në përmbushje të këtyre qëllimeve", tha Kofi Annan, duke shtuar së një konventë kundër terrorizmit është një tjetër çështje e rëndësisë së veçantë.
XS
SM
MD
LG