Ndërlidhjet

TAMPA


Gjykatësi federal amerikan refuzoi të urdhërojë ri-instalimin e tubës së ushqimit një gruaje në Florida, e cila ka pësuar dëmtime të rënda në tru.
Gjykatësi dje i dëgjoi argumentet emocionale, por refuzoi të urdhërojë menjëherë nëse Terri Schiavo duhet të vazhdojë të ushqehet përmes aparateve.
Bashkëshorti i saj të premten e fitoi lejen e gjykatës për të hequr tubën ushqyese, por familja e gruas tha se do të apelojë në shkallë më të lartë.
Ekspertët thonë se pa ushqimin artificial, Schiavo nuk mund të jetojë më shumë se dy javë.
Vendimi i sotëm i gjykatës erdhi pas aksionit të presidentit George Bush dhe Kongresit, që ligji të rishikohet nga gjykata federale.
XS
SM
MD
LG