Ndërlidhjet

PRISHTINË


Kuvendi i Kosovës miratoi me shumicë votash qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Bajram Kosumi. 71 vota pro dhe 36 kundër ishte rezultati i votimit në fund të seancës së paradites, ku pas fjalës së Bajram Kosumit, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, diksutuan përfaqësuesit e grupeve të ndryshme parlamentare. Qeveria ishte vazhdimësi e kabinetit Haradinaj me përjashtim të dy ministrave të rinj, Ardian Gjini dhe Ibrahim Selmanaj.
Partitë në koalicion mbështetën kabinetin e ri qeveritar, derisa partitë në opozitë kundërshtuan kabinetin e zotit Kosumi.
XS
SM
MD
LG