Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

SHKUP


Koalicioni i partive politike shqiptare në opozitë në Maqedoni, Partia Demokratike Shqiptare dhe Partia për Prosperitet Demokratik, sot në Tetovë bënë të ditur se tërhiqen nga raundi i dytë i zgjedhjeve vendore, ngase nuk është mbështetur kërkesa për miratimin e një propozim ligji me të cilin kërkohet zhvlerësimi i zgjedhjeve në 16 komuna në Maqedoninë Perendimore. Zyrtarët e këtyre partive vlerësuan se raundi i parë i zgjedhjeve është zhvilluar në atmosferë tejet jodemokratike, ku ka pasur mbushje të kutive dhe ushtrim të dhunës nga përfaqësuesit e partisë politike në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim.
XS
SM
MD
LG