Ndërlidhjet

BISHKEK


Protestat anti qeveritare në Kirgistan sot kulminuan me hyrjen e protestuesve në ndërtesat presidenciale dhe qeveritare në Bishkek.
Protestuesit nga mesdita kanë vënë nën kontrroll radion dhe televizionin shtetëror. Radioja është duke transmetuar programet e radios Evropa e Lirë. Ata njëkohësisht kanë liruar nga burgu liderin opozitar Feliks Kulov.
Pas daljes në liri Kulov ka ftuar presidentin Askar Akajev që të takohet me liderët e opozitës:
"Paqja dhe qetësia tash janë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër. Do të bëjmë çmos që transferi i pushtetit të bëhet në rrugë paqësore", ka thënë Kulov.
Lideri tjetër i opozitës Topçubek Turgunaliev sot u ka thënë protestuesve, përkatësisht mbështetësve se së shpjeti do të formohet qeveria e re:
"Kjo do të jetë një qeveri e përkohshme, qeveri e shpëtimit kombëtar ose qeveri që do të përfshijë shumë parti nga rradhët e opozitës", ka thënë Turgunaliev.
Ndërkohë, është bërë e ditur se presidenti Askar Akajev pasdite ka braktisur vendin bashk me familjen dhe ka shkuar në Kazakstan.
Protestat në Kirgistan nga shumë analistë vlerësohen të jenë të ndikuara nga revolucionet demokratike në Ukrainë dhe Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG