Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Në takimin ndërmjet sekretares amerikane të shtetit, Condoleezza Rice dhe ministrit grek të punëve të jashtme, Petros Molyviatis, mbrëmë vonë, u bisedua edhe për Kosovën, raporton agjencia AP. "Do të ketë konsultime të gjëra se ku do të shkojmë me Kosovën", tha zonja Rice. Ajo tha se ministri Moliviatis i kishte përshkruar asaj "disa nga aspektet e diplomacisë aktive që ata po e bënin në rajon në përpjekje që të gjitha palët të shohin se a do të mund të arrihet parimi standardet para statusit". "Ne besojmë se ky është rajon që është i gatshëm për bashkëpunim ndërmjet Greqisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe të anëtarëve të tjerë të Natos"", tha sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice.
XS
SM
MD
LG