Ndërlidhjet

BISHKEK


Lideri i ri i Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev tha sot se është në formim e sipër qeveria e përkohshme që do ta çoj këtë vend drejt zgjedhjeve të reja brenda tre muajsh. Këto komente zoti Bakiyev i bëri pasi Parlamenti i Kirgistanit e zgjodhi atë për president të përkohshëm.
- Tash, nëse më besoni, e sa e di unë ju keni besim tek unë, më jepni rastin që urgjentisht ta formoj organin ekzekutiv. Unë nuk do të qëndroj në këtë post përgjithmonë, unë do të jem këtu deri në zgjedhjet e ardhshme, pra për tre muaj, tha ushtruesi i detyrës së presidentit të Kirgistanit, Kurmanbek Bakiyev. Ai nuk dha detaje lidhur me statusin e presidentit të deritashëm Askar Akayev, qeveria e të cilit u përmbys dje nga protestat masive të shkaktuara nga akuzat ndaj autoriteteve për manipulime të zgjedhjeve parlamentare.
XS
SM
MD
LG