Ndërlidhjet

BAGDAD


Sot në Bagdad është vrarë një oficer i lartë i armatës së Irakut, ka kumtuar ministria e brendshme. Ushtria amerikane sot ka kumtuar se 5 femra ishin gjetur të vrara në një veturë në Bagdadin perëndimor. Katër prej tyre punonin në një bazë ushtarake në Bagdad. Një ushtar tjetër irakian është vrarë sot në Sulejman Beg, ndërsa është raportuar se nga një incident me të shtëna, në qytetin verior Rabia, ndërmjet luftëtarëve kurdë dhe policëve irakianë janë vrarë shtatë policë.
XS
SM
MD
LG