Ndërlidhjet

SHKUP


Në Maqedoni sot zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Votimet po mbahen në 57, prej gjithsej 84 komunave në Maqedoni, përfshirë edhe Shkupin. Zyrtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor thanë se procesi po zhvillohet sipas rregullave. Rreth 1.7 milionë persona kanë të drejtë vote. Vëzhguesit e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë patën thënë se gjatë raundit të parë me 13 mars, u shënuan një varg parregullsish.
XS
SM
MD
LG