Ndërlidhjet

TOKIO


Presidenti i Francës Jacques Chirac riafirmoi mbështetjen e Francës që Japonia të bëhet anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ky koment u publikua në një deklaratë të përbashkët të presidentit të Francës dhe kryeministrit të Japonisë, Junichiro Koizumi, pas takimit të sotëm në Tokio. Ata gjithashtu bënë thirrje për vazhdimin e menjëhershëm të bisedimeve gjashtëpalëshe për programet bërthamore të Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG