Ndërlidhjet

BISHKEK


Zgjedhjet e reja presidenciale në Kirgistan mund të mbahen vetëm pas bisedimeve me presidentin e rrëzuar Askar Akajev, ka deklaruar kreu i parlamentit, Omurbek Tekebajev. Më tej ai ka shtuar se duhet parë vlefshmëria ligjore e emërimit të ushtruesit të detyrës së kryeministrit.
"Duhet të bëjmë të gjitha përpjekjet e mundshme në mënyrë që të fusim në rrugë kushtetuese gjithë situatën aktuale politike. Së pari duhet të pranojmë bazuar në ligj emërimin e zotit Bakijev, si ushtrues i detyrës së kryeministrit. Së dyti të gjithë faktorët përfshi dhe shoqërinë duhet të pranojnë legjitimitetin e parlamentit të sapozgjedhur. Kjo do jetë një garanci për daljen nga gjendja aktuale", tha Tekebajev, kryetar i parlamentit.
Kjo deklaratë synon t'i japë fund mosmarrëveshjeve mes dy parlamenteve dhe faktit se cili prej tyre, i vjetri apo i riu, duhet të pranohen si të vlefshëm. Po sot parlamenti i ri ka miratuar Bakijevin si kryeminsitër.
XS
SM
MD
LG