Shefi i misionit të UNMIK-ut, Soren Jessen Petersen, ka diskutuar gjendjen në Kosovë dhe mundësitë e ripërtëritjes së dialogut Prishtinë-Beograd me zyrtarët më të lartë serbë në Beograd.
Gjatë ditës ai është takuar me presidentin Boris Tadic dhe kryeministrin Vojisllav Koshtunica, ku janë pajtuar për përfshirjen e përfaqësuesve të Beogradit në çështjen e decentralizimit, për të cilën duhet të gjenden zgjidhje praktike. Nga ana tjetër Jessen Petersen kërkon rifillimin e dialogut për një morri problemesh teknike mes Prishtinës dhe Beogradit. Dje shefi i UNMIK-ut ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm serbo-malazez, Vuk Drashkoviq. Drashkoviq ka përsëritur qëndrimin se zgjidhja për Kosovën do jetë më shumë se autonomi dhe më pak se pavarësi.
Lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës Jessen petersen në përfundim të viztës dy ditore në Beograd tha se bisedimet për statusin mund të fillojnë në shtator.