Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BISHKEK


Parlamenti i vjetër i Kirgistanit ka vendosur t'i japë fund aktivitetit të tij duke i hapur rrugën parlamentit të ri, pavarësisht akuzave për manipulime të votave, që çuan në protesta masive.
Në të tjera zhvillime ushtruesi i detyrës së presidentit dhe kryeministrit, Kurmanbek Bakijev, tha se qeveria e tij ka mbështetjen e Rusisë, Kazakistanit dhe Uzbekistanit.
"Më duhet t'ju njoftojë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ai i Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev dhe ai i Uzbekistanit, Islam Karimov, mbështesin qeverinë e përkohsme që po drejtoj. Kam biseduar me të tre presidentët dhe kanë thënë se janë të gatshëm të ndihmojnë", tha Bakijev.
Pasditen e sotme parlamenti ka miratuar Bakijevin si kryeminsitër të vendit.
XS
SM
MD
LG