Ndërlidhjet

SARAJEVË


Përfaqësuesi i Lartë i Bosnjë-Hercegovinës Paddy Ashdown e ka suspenduar anëtarin kroat të presidencës trepalëshe Dragan Çoviq, meqë ky i fundit ka refuzuar të japë dorëheqje pas përballjes me akuza serioze për korrupcion.
"Kjo në asnjë mënyrë nuk ka për qëllim t'i sulmojë kroatët në Bosnjë-Hercegovinë, siç thonë disa. Vendimi është në favor të mbështetjes së ligjit apo të standardeve të larta në politikë, dhe asgjë më shumë", tha Ashdown.
Çoviq akuzohet për evazion fiskal, korrupcion dhe abuzim të detyrës, gjatë viteve 2000-2003, kur ishte zëvendës kryeministër i federatës myslimano-kroate.
XS
SM
MD
LG