Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian u shpreh i kënaqur me përkushtimin e të nominuarit amerikan për president të Bankës Botërore, Paul Wolfovitz, i cili sot në Bruksel u takua me zyrtarët evropian për financa dhe zhvillim. Kryesuesi i Bashkimit Evropian, Jean Claude Juncker tha se takimi ishte konstruktiv.
"Duhet të sigurohemi se evropianët do të përfaqësohen më mirë në bordin menaxhues të Bankës Botërore" tha Juncker. Ndërkaq, Wolfovitz u shpreh se "e kupton se ai është figurë e diskutueshme, por shpreson se njerëzit do të kuptojnë se beson thellësisht në misionin e Bankës Botërore. Ai është nominuar nga presidenti amerikan, George Bush, para dy javësh.
XS
SM
MD
LG