Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Për të vlerësuar përmbushjen e standardit për kthimin e të zhvendosurve, që hyn në mesin e katër standardeve prioritare, ekziston një varg i tërë faktorësh, thanë zyrtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
"Jo vetëm numri i personave të kthyer, por edhe hapat që ndërmarrin institucionet e Kosovës për të inkurajuar kthimin e të zhvendosurve, do të jenë faktorët vendimtarë për të vlerësuar përmbushjen e standardit për kthimin" tha zëdhënësi i UNMIK-ut, Neeraj Singh. Ai tha se mbështetur në raportet e grupeve punuese për standardet që do të prezantohen në prill dhe në maj do të bëhet vlerësimi teknik dhe politik i përparimit në fushë të kthimit, që do t’i prezantohet Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG