Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian u shpreh i kënaqur me përkushtimin e të nominuarit amerikan për president të Bankës Botërore, Paul Wolfovitz, i cili sot në Bruksel u takua me zyrtarët evropian. Kryesuesi i Bashkimit Evropian, Jean Claude Juncker tha se takimi ishte konstruktiv.
"Duhet të sigurohemi se evropianët do të përfaqësohen më mirë në bordin menaxhues të Bankës Botërore" tha Juncker. Ndërkaq, Wolfovitz u shpreh:
"E kuptoj se unë jam, le të themi, figurë e diskutueshme, por shpresoj se njerëzit do të kuptojnë se besojë thellësisht në misionin e Bankës Botërore" tha Wolfovitz. Ai është nominuar nga presidenti amerikan, George Bush, para dy javësh.
XS
SM
MD
LG