Ndërlidhjet

QYTETI I VATIKANIT


Pasi Vatikani sinjalizoi se Papa Gjon Pali i Dytë është pranë vdekjes, e shtuna zbardhi me besimtarët e ngrysur në Sheshin e Shën Pjetrit në Romë.
Vatikani tha se frymëmarrja e Papës 84-vjeçar është vështirësuar ndërsa shtypja e gjakut ka rënë dukshëm.
Sot në mëngjes përkohësisht u mbyll press qendra e Vatikanit, ndërsa kardinali, i cili është caktuar të njoftojë për vdekjen e Papës, është tërhequr në dhomën e tij.
Dje në Romë u mbajt një Meshë e veçantë për Papa Gjon Palin e Dytë.
Televizioni italian vlerësoi se në Sheshin e Shën Pjetrit aktualisht ndodhen rreth 1.000 njerëz.
Ndërkaq në vendlindjen e tij në Poloni, kishat janë përplot besimtarë. "Nuk duhet të kemi turp nga shfaqja e ndjenjave dhe derdhja e lotëve", u tha besimtarëve miku i vjetër dhe i ngushtë i Papës, Arqipeshkvi i Krakovit Franciszek Macharski.
XS
SM
MD
LG