Ndërlidhjet

VATIKAN


Mbrëmë në orën 21:37 në Vatikan vdiq Papa Gjon Pali i Dytë. Lajmi për vdekjen e tij u kumtua para mijëra njerëzve të tubuar në sheshin e Shën Pjetrit. Karol Vojtyla, i lindur në Poloni, u bë Papë në vitin 1978. Ai ishte Ati i Shenjtë që më së shumit kishte udhëtuar. Gjatë këtyre vjetëve të shërbimit të tij ai kishte vizituar 120 vende. Ai ishte Papa i parë, jo Italian, në afro 5 shekuj. Në vitin 1981 Papa e mbijetoi një atentat.
XS
SM
MD
LG