Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan tha se shpesh, me kënaqësi, i përkujton takimet e tij me Papa Gjon Palin e Dytë. Në këtë aspekt ai theksoi veçanërisht "takimin në selinë e tij private duke diskutuar çështjen e paqes dhe të Luftës kur ne mendonim se çka të bëjmë në Kosovë". Mëtutje zoti Annan tha se "ai ishte ekstremisht i shqetësuar për botën në të cilën jetojmë, dhe sikur unë, Papa kishte ndjerë se në Luftë, të gjithë janë humbës".
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.