Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Ministri i jashtëm gjerman, Joshka Fisher, ka arritur në Prishtinë dhe është takuar me komandantin e forcave paqëruajtëse, Yves de Kermabon dhe zëvendësin e parë të shefit të administratës ndërkombëtare, Larry Rossin. Zoti Fisher është takuar edhe me kryetarin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe kryeministrin, Bajram Kosumi.
"Zgjidhja e statusit të Kosovës kërkon konsensus ndërkombëtar, mirëpo deri atëherë Kosova duhet të kalojë nëpër tri faza: implementimi i standardeve, decentralizimi dhe vlerësimi i standardeve gjatë verës së këtij viti" tha Fischer pas takimit me kryetarin Rugova.
XS
SM
MD
LG