Ndërlidhjet

PRISHTINË


Bartësi i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë, Oliver Ivanoviq, ka thënë sot se grupacioni i tij politik në mënyrë të pavarur do ta marrë vendimin për pjesëmarrje në institucionet e Kosovës, por do të kërkoj mbështetjen unike të Beogradit.
Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë alternativë tjetër përvec se të presin vendimin e Listës Serbe për Kosovën e Metohinë për të mbushur vendet e zbrazëta në këto institucione.
Ai i bëri këto komente një ditë pasi kryeministri i Kosovës Bajram Kosumi ka thënë se do të presë vetëm edhe disa javë nga Lista Serbë që të emërojë një anëtar të saj në postin e ministrit të bujqësisë, post ky që ka mbetur i zbrazët që nga formimi i qeverisë.
XS
SM
MD
LG