Ndërlidhjet

VATIKAN


Rreth një milion njerëz i kanë bërë nderimet e fundit Papa Gjon Palit të Dytë, trupi i pajetë i të cilit është vendosur në Bazilikën e Shën Pjetrit. Trupi i tij do të qëndrojë aty deri neser mbrëma, kur Bazilika do të mbyllet për shkak të përgaditjeve për varrimin e Papa Gjon Palit të Dytë, të premten. Ndërkohë, zëdhënsi i Vatikanit Joaquin Navarro Vallas njoftoi se kardinalët të cilët do të zgjedhin Papën e ri do të fillojnë mbledhjen e mbyllur me 18 prill.
XS
SM
MD
LG