Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Për zgjidhjen e statusit të Kosovës nevojitet edhe një konsensus ndërkombëtar, tha sot në Prishtinë, ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Joschka Fischer. Këto komente, Fisher i bëri pas takimeve të ndara që realizoi në Prishtinë me udhëheqësit më të lartë të pranisë ndërkombëtare si dhe ata të institucioneve të Kosovës. Mirëpo, rruga që e çon Kosovën kah zgjidhja e statusit të saj, ka thënë Fisher është plotësimi i standardeve, decentralizimi me qëllim të përmirësimit të pozitës së pakicave dhe demokratizimi i shoqërisë kosovare.
"Duke kaluar nëpër këto faza, Kosova do të hynte më pas në vlerësimin e standardeve gjatë verës së këtij viti dhe rrjedhimisht nga kjo edhe në diskutimet për statusin gjatë vjeshtës" tha Fischer.
XS
SM
MD
LG