Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George Bush tha se Asamblea Kombëtare e Irakut ka bërë një hap të madh përpara, pasi sot ka zgjedhur presidentin dhe dy zëvendës presidentët e vendit.
"Njerëzit e Irakut manifestuan përkushtimin e tyre për demokraci dhe si shpërblim Shtetet e Bashkuara do të mbesin të angazhuara në Irak" thuhet në një deklaratë të Bushit.
Udhëheqësi kurd, Jalal Talabani i cili u zgjodh sot president i Irakut, tha se do të angazhohet për unitetin e vendit.
"Dëshirojmë të konsolidojmë unitetin kombëtar, të bazuar në bashkëjetesë dhe të drejta të barabarta, pa dallime fetare, etnike apo racore" tha Talabani, zgjedhja e të cilit është mirëpritur edhe nga Liga Arabe, Afganistani dhe Turqia.
XS
SM
MD
LG