Ndërlidhjet

BISHKEK


Sot Parlamenti i Kirgizisë ka shtyrë për të hënën votimin lidhur me dorëheqjen e presidentit të përmbysur Askar Akajev. Këtë vendim anëtarët e Parlamentit e arsyetuan duke thënë se presidenti i përkohshëm, Kurmanbek Bakijev, së pari duhet ta nënshkruaj vendimin e miratuar për anulimin e pjesës më të madhe të privilegjeve për presidentët e shtetit. Presidenti i përmbysur Akajev, që pas protestave masive u largua nga Kirgizia dhe shkoi në Moskë, ka paraqitur dorëheqje e cila duhet të miratohet nga Parlamenti i këtij vendi.
XS
SM
MD
LG