Ndërlidhjet

BISHKEK


Parlamenti i Kirgizisë e shtyu për të hënën mbledhjen ku duhej të votojë nëse do ta pranojë dorëheqjen e presidentit të përmbysur Askar Akayev.
Ligjvënësit e justifikuan vendimin duke thënë se dëshirojnë që presidenti i përkohshëm Kurmanbek Bakiyev ta mbështesë votimin e mëparshëm, sipas të cilit, kreu i ardhshëm i shtetit do të zveshet nga shumë privilegje të garantuara me ligj.
Akayev, i cili iku në Moskë pas kryengritjes në 24 mars, ka ofruar të largohet, por dorëheqja e tij s'mund të hyjë në fuqi deri sa ta miratojë parlamenti.
XS
SM
MD
LG