Ndërlidhjet

BEOGRAD


Një oficer serb nga Bosnja, i akuzuar për ndërlidhje me masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, sot u është dorëzuar autoriteteve në Beograd.
Në komunikatën e qeverisë së Serbisë thuhet se Vujadin Popoviç u dorëzua dhe do të ekstradohet në Tribunalin për Krime të Luftës në Hagë.
Dorëzimi u bë në kohën kur Beogradi pret raportin e Bashkimit Evropian javën e ardhshme, në të cilin do të vlerësohet përshtatshmëria e vendit për anëtarësim të mundshëm në BE.
XS
SM
MD
LG