Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

VATIKAN


Kardinalët katolikë janë pajtuar që të mos flasin për mediat, në mënyrë që të përqendrohen në procesin e zgjedhjes së pasardhësit të Papa Gjon Palit të Dytë. Zëdhënsi i Vatikanit Joaquin Navarro Valls tha se kardinalët kanë filluar "periudhën e heshtjes dhe lutjeve", para mbledhjes që do të fillojë me 18 prill.
Sipas tij, beatifikimi i Papa Gjon Palit të Dytë është kompetencë ekskluzive e Papës së ri. Në ceremonialin e djeshëm të varrimit, masa e tubuar kishte kërkuar që Papa Gjon Pali i Dytë menjëherë të shpallej i shenjtë. Ndërkaq, qindra mijëra katolikë dhe të tjerë, të cilët dje morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Papës, kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre. Autoritetet italiane kanë vlerësuar se 2 deri në 4 milionë pelegrinë kanë udhëtuar në qytet gjatë javës së kaluar, për t'i bërë nderimet e fundit Papa Gjon Palit të Dytë.
XS
SM
MD
LG