Ndërlidhjet

PEKIN


Mijëra kinezë protestuan sot në dy qytete jugore të vendit kundër "dështimit të Japonisë për të pranuar krimet e bëra gjatë Luftës së Dytë Botërore". Protestuesit gjuajtën me gurë dhe shishe konsullatat japoneze.
"Japonezët kanë bërë aq shumë krime gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe është e patolerueshme që ata të mos e pranojnë fajin" tha një protestues. Mirëpo, Japonia tha se Kina duhet të kërkojë falje për këto veprime.
"Bëjë thirrje për falje zyrtare nga Kina dhe kompenzim të dëmeve. Gjithashtu kërkoj shtimin e masave të sigurisë për shtetasit, kompanitë dhe ambasadën japoneze" tha ministri i jashtëm Nobutaka Machimura. Pekini u kundërpërgjigj duke thënë se nuk mban përgjegjësi për nivelin e tanishëm të raporteve ndërmjet dy vendeve.
XS
SM
MD
LG