Ndërlidhjet

CRAWFORD/TEKSAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush sot pritet t'i japë mbështetje planit të kryeministrit izraelit Ariel Sharon për tërheqje nga Gaza.
Në bisedimet që do të zhvillohen në rançin e tij në Crawford, Texas, presidenti amerikan pritet t'i bëjë presion udhëheqësit izraelit që ai të heqë dorë nga planet e fundit për zgjërimin e kolonive hebreje në territoret e pushtuara afër Jerusalemit.
Bisedimet mbahen një ditë pasi policia izraelite i bllokoi përpjekjet e ekstremistëve për t'u tubuar në Malin e Shenjtë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit.
XS
SM
MD
LG