Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian ka miratuar një plan të ri ndihmash për vitin 2005 që përfshin Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë e Malin e Zi, plan i cili do përqëndrohet në forcimin e institucioneve, demokracisë, shoqërisë civile dhe mediave.
Ky plan parasheh 54 milionë euro për Kosovën, 34.5 milionë euro për Maqedoninë dhe 184 milionë euro për Serbinë e Malin e Zi.
Plane të ngjashme do miratohen në pjesën e dytë të këtij viti dhe për Shqipërinë dhe Bosnjë - Hercegovinën.
XS
SM
MD
LG