Ndërlidhjet

BEOGRAD


Përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit Plus po diskutojnë gjendjen në Kosovë me zyrtarët më të lartë në Beograd, përfshi kryeministrin dhe presidentin e vendit. Pritet që zyrtarët serbë të ankohen për gjendjen e pakicës serbe në Kosovë. Përpara fillimit të takimeve të Grupit të Kontaktit, dhjetëra serbë të Kosovës po protestonin para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.
Pas Beogradit përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit do të udhëtojnë drejt Prishtinës për takime me zyrtarët më të lartë vendorë e ndërkombëtarë.
Grupi i Kontaktit Plus përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Gjermania, Franca, Italia, Britania dhe Rusia, derisa gjatë këtij viti pritet hapja e diskutimeve për statusin përfundimtar të Kosovës.
XS
SM
MD
LG