Kryeministri palestinez Ahmed Qurei ka thënë se presidenti Bush duhet të këmbëngulë që Izraeli të ndalojë zgjerimin e vendbanimeve hebreje, gjatë takimit të sotëm me kryeminsitrin izraelit, Ariel Sharon.
Bush e Sharon do takohen në Crawford, Teksas, derisa pas takimit me të dërguarin e Bashkimit Evropian Qurei deklaroi se "Izraeli po i bën varrin proçesit të paqes". Ndërtimi i 3'500 blloqeve të banesave është në kundërshtim me planin e paqes, ka shtuar Qurei.
Nga ana tjetër pritet që presidenti Bush t'i japë mbështetje planit të Sharonit për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza.