Ndërlidhjet

BRUKSEL


Komisioni Evropian ka miratuar një plan të ri ndihmash për vitin 2005 që përfshin Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë e Malin e Zi. Plani do përqëndrohet në forcimin e institucioneve, demokracisë, shoqërisë civile dhe mediave.
Ky plan parasheh 54 milionë euro për Kosovën, 34.5 milionë euro për Maqedoninë dhe 184 milionë euro për Serbinë e Malin e Zi.
Plane të ngjashme do miratohen në pjesën e dytë të këtij viti dhe për Shqipërinë dhe Bosnjë - Hercegovinën.
Ndërkaq agjencitë e lajmeve njoftojnë se nesër Komisioni Evropian do të rekomandojë hapjen e bisedimeve me Serbinë e Malin e Zi për fillimin e mundshëm të negociatave për marrëveshjen e asocim stabilizimit.
XS
SM
MD
LG