Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PEKIN


Ministria e jashtme kineze sot iu përgjigj akuzave të dy grupeve për të drejtat e njeriut, të cilat thanë se Kina i abuzon ligjet për t'i shtypur ujgurët etnikë në provincën perëndimore Xinjiang.
Zëdhënësi Qin Gang tha se aksionet kundër ujgurëve nuk janë bërë mbi baza etnike apo fetare, por janë pjesë e luftës globale kundër terrorizmit.
Organizatat Human Rights Watch dhe Human Rights në Kinë thanë dje se pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, Pekini në mënyrë sistematike e lufton Islamin në atdheun e ujgurëve myslimanë, si mënyrë për t'i shtypur ndjenjat e tyre kombëtare.
XS
SM
MD
LG