Ndërlidhjet

FORT HOOD/TEXAS


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush, u tha në një fjalim trupave në bazën Fort Hood në texas, se ndryshimet në Irak mund të jenë lajmëtare të "revolucionit demokratik global"
"Ndërsa demokracia në Irak shënon suksese, ky sukses dërgon mesazhe prej Bejruti në teheran se liria mund të jetë e ardhmja e çdo populli. Krijimi i një Iraku të lirë në zemër të Lindjes së Mesme, do të jetë disfatë e rëndë për forcat e tiranisë dhe terrorit, dhe ngjarje vendimtare në revolucionin demokratik global", tha George Bush.
Presidenti amerikan u tha trupave se rënia e udhëheqësit irakien Saddam Hussein radhitet pranë rënies së Murit të Berlinit, si një nga momentet e mëdha në historinë e lirisë.
XS
SM
MD
LG