Ndërlidhjet

UASHINGTON


I nominuari i presidentit George Bush për mbikqyrjen e agjencive amerikane të spiunazhit, sot u zotua se do të fokusohet në reformimin e komunitetit të kundërzbulimit.
Në dëshminë e tij para panelit të Senatit, John Negroponte tha se funksioni i drejtorit të parë kombëtar të kundërzbulimit do të jetë koordinimi i punës së 15 agjencive të kundërzbulimit.
"Si drejtor i kundërzbulimit kombëtar, nuk do t'i kursej përpjekjet për t'u siguruar se komuniteti ynë i kundërzbulimit do të jetë objektiv dhe i matur, por që nuk do t'i shmanget rrezikut, dhe gjithmonë do të jetë besnik ndaj vlerave dhe historisë tonë si komb. Ne duhet të sigurohemi që në informatat e gjeneruara nga një pjesë e komunitetit, të kenë qasje edhe pjesët tjera të komunitetit", tha Negroponte.
Ai tha se qëllimi i tij do të jetë përmirësimi i produkteve analitike dhe nxjerrja e së vërtetës para politikëbërësve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG