Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Zyrtarët më të lartë të institucioneve të Kosovës e kanë vlerësuar si shumë të mirë takimin e sotëm me Grupin e Kontaktit. Presidenti Ibrahim Rugova dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci u shprehën, veçanërisht, të kënaqur me konstatimet e Grupit të Kontaktit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe as bashkim me vende të tjera. Është raportuar se përfaqësuesit e vendeve anëtare të Grupit të Kontaktit po takohen me liderët politik Hashim Thaçi dhe Veton Surroi dhe me përfaqsëues të serbëve të Kosovës. Janë mbajtur takime edhe me zyrtarët e lartë ndërkombëtarë në Kosovë.
XS
SM
MD
LG