Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ombudspersoni i Kosovës Marek Antoni Novicki alarmon se gjendja shëndetësore e romëve të vendosur në kampin e Zhitkovcit afër Zvecanit është tejet e rëndë për shkak të nivelit të madh të plumbit, që është gjetur në gjakun e banorëve. Novicki konsideron gjithashtu se atyre iu rrezikohet shëndeti edhe nga substancat toksike, që lirohen nga deponia e mbeturinave, e cila gjendet shumë afër kampit. Kryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Spahija, ndërkaq i tha Radios "Evropa e Lirë" se shpreson që brenda këtij viti, të paktën 100 familjeve rome, do t’u mundësohet largimi nga kampi.
XS
SM
MD
LG