Ndërlidhjet

KANDAHAR


Afganistani dëshiron marrëdhënie afatgjate me Shtetet e Bashkuara në lëmin e sigurisë, tha presidenti amid Karzai pas takimit të sotëm me sekretarin amerikan të Mbrojtjes Donald Rumsfeld.
"Populli i Afganistanit dëshiron marrëdhënie afatgjata me Shtetet e Bashkuara, përfshirë raportet politike, ekonomike e mbi të gjitha ato strategjike që do t'i ndihmonin Afganistanit të vetëmbrohet" tha Karzai. Rumsfeld ndërkaq, tha se raportet ushtarake ndërmjet dy vendeve po forcohen gjithnjë e më shumë, mirëpo shprehu shqetësimin rreth trafikimit të narkotikëve nga Afganistani.
"Fillimi i shkëlqyeshëm i Afganistanit në rrugën drejtë demokracisë mund të dëmtohet nga të këqijat e trafikimit të narkotikëve, prandaj unë përkrah përpjekjet e qeverisë për këtë çështje" tha Rumsfeld.
XS
SM
MD
LG