Qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po vuajnë nga ajo që eurokomiisoneri për zgjerim Oli Rehn e quajti "lodhja nga zgjerimi". Rehn ka shtuar se Brukseli duhet t'i shpjegojë më mirë qytetarëve të të gjitha vendeve anëtare se zgjerimi është në interes të tyre.
Rehn ka shtuar se integrimi i Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, përfshi Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë e Malin e Zi është interes jetik për sigurinë e Unionit. Ndërkaq qytetarët e Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbeten peng i frikës së pabazë dhe të pengohet integrimi i tyre ka thënë Rehn.
Ndërkaq zëvendësministri i jashtëm i Hollandës, Nicolas Schmit, vendi i të cilit ka kryesinë e rradhës së Bashkimit Evropian, ka theksuar se "dështimi i mundshëm në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian mund të rrisë rrezikun e ekstremizimit fetar."