Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata e Hagës vendosi të lirojë përkohsisht deri në fillimin e gjykimit, ish presidentin e Serbisë Milan Milutinoviqin, shefin e ushtrisë Dragolub Ojdaniq, gjeneralin Vladimir Lazareviq dhe njeriun e afërt të Milosheviqit, Nikola Shainoviq. Ndërkohë, i akuzuari Slobodan Milosheviq kërkoi që t'i jepet më shumë kohë për përgatitjen e paraqitjes së rastit të tij para gjyqtarëve. Ai refuzoi të dëshmojë për vetëmbrojtje pasi siç tha, për këtë do t'i duhej të betohej para një institucioni "ilegal". Ndërkohë, në Hagë sot u dorëzua oficeri serb i Bosnjes, Vujadin Popoviq, i cili do të përballet me akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.
XS
SM
MD
LG